TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Europës dhe Komisioni i Venecias”, vendosi që të fliste shqip, në nder të këtij institucioni italian.
“Shumë faleminderit për organizimin e kësaj konference për këtë institucion që ka vijuar për përpjekjen e Shqipërisë për t’u demokratizuar dhe transformuar nga një vend i sapodalë nga diktatura, drejt një vendi si BE. Komisioni i Venecias dhe demokracia shqiptare janë shokë materniteti. Lindën në vitet 90.
I bashkuan vlerat e lirisë me dëshirën për t’u njësuar me parimet e demokracisë. Demokracia shqiptare si një ëndërr e shumë ëndërruar që më në fund pa hapur shtegun e saj. Historia e zhvillimit demokratik në Shqipëri është ngushtësisht e lidhur me historinë e lidhjes dhe forcimit e influencës për ndihmë dhe nevojë mbështetje.”, tha Rama.