AKTUALITET, 23 Shtator 2024, 22:20

Historiani Kaçeli: Bektashinjtë s’kanë shprehur kurrë dëshirën për krijimin e një shteti

Historiani Kaçeli: Bektashinjtë s’kanë shprehur

Historiani Behar Kaçeli, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, u shpreh se bektashinjtë nuk kanë shprehur kurrë dëshirën për të krijuar një shtet dhe sipas tij është gabim që kryeministri Edi Rama bën paralelizëm të këtij shteti me Vatikanin.

“Po të shohim historikun e bektashinjve në Shqipëri është shumë e pasur. Ata një numër të madh kongresesh dhe në asnjërin prej tyre ata nuk kanë pretenduar që të kenë një shtet. Trashëgimia e tyre është shumë e pasur. Oxhaku i jeniçerëve ka qenë i kontrolluar nga bektashinjtë në Perandorinë Osmane. Jeniçerët kanë qenë besnikë dhe nuk kam patur idenë për të rrëzuar Sulltanatin. Gabimi është që po bëhet paralelizëm i shteti që krijohet me Vatikanin i cili ka ekzistuar para se të krijoheshin shtetet e tjera.”-tha Kaçeli.