AKTUALITET, 22 Korrik 2024, 09:41

Fermerët e zonës së Maliqit në protestë, ja çfarë kërkojnë

Fermerët e zonës së Maliqit në protestë, ja

Fermerët në zonën e Maliqit po protestojnë sot për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore. Bëhet me dije se ata janë grumbulluar së bashku me mjetet e tyre në rrugën hyrëse të fshatit Drithas.

Gjithashtu, fermerët nga fshatrat e fushës së Korçës janë mbledhur në protestë pasi thonë se po përballen me mungesën e tregut dhe se për shkak të mungesës së subvencioneve sipas tyre prodhimi del me kosto më të lartë ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë.

Lidhur me këtë protestë bëhet me dije se ka patur dhe tensione mes policisë dhe fermerëve. Këta të fundit kanë bllokuar dhe rrugën me mjetet e tyre.