TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Andi Tela, duke komentuar arrestimin e një 38 vjeçari për blerje votash në favor të Partisë Demokratike, shprehu skepticizmin për luftën ndaj krimeve zgjedhore që ka shpallur SPAK, prokuroria dhe KQZ.
Tela tha se në Shqipëri ndodh një paradoks, që opozita rezulton se ble vota, por zgjedhjet i fiton mazhoranca...
"Me gjithë këtë propagandë, që SPAK, KQZ dhe prokuroria po bashkëpunojnë për krimin zgjedhor për ta luftuar... Në 2021 kishim vetëm 3 raste dhe ishin të gjithë të opozitës. Pra opozita bleu votat dhe fitoi mazhoranca.
Ndodhi vrasja në Elbasan, nuk u bë asgjë për tu parandaluar, u manipulua edhe ngjarja, që në makinë ishin dokumenta zgjedhore, doli fakti që policia dhe prokuroria kishin fshehur ngjarjen.
Edhe në rastin konkret është referim nga Policia. Policia, SHISH, prokuroria, SPAK, duhet që brenda kësaj periudhe të tregojnë se kanë vullnet për të parandaluar krimin zgjedhor. Ruhet qeveria, administrata...", tha Tela.