AKTUALITET, 24 Prill 2025, 13:25

Hetimi i Veliajt/ Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

Hetimi i Veliajt/ Biznesmeni Shkëlqim Fusha paraqitet në SPAK

Biznesmeni, Shkëlqim Fusha është paraqitur në SPAK mesditën e sotme.

Në pamje shihet momenti teksa sipërmarrësi futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë që Shkëlqim Fusha është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, i akuzuar si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.

Ndaj tij, GJKKO ka caktuar masën e “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni njihet si përfitues i tenderave nga Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu nën hetim janë edhe biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Elman Abule.