TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokuroria e Posaçme ka nisur një hetim ndaj ndërhyrjes dhe vjedhjes së të dhënave në sistemin TIMS. Mësohet se SPAK, i pyetur në email në lidhje me këtë fakt, ka deklaruar se hetimet janë në fazën paraprake dhe janë regjistruar në kuadër të një kallëzimi penal që ka mbërritur në prokurori.
"Prokuroria e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bazë të materialit kallëzues të depozituar nga F.D. ka regjistruar procedim penal. Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thuhet në përgjigjen e SPAK.
Kur ka ndodhur ndërhyrja në TIMS?
Hetimet provojnë se ndërhyrja ndodhi mesnatën e dy gushtit 2023. Në 17 gusht i ngarkuari me punë i SHBA mbajti takim me ministrin e Brendshëm duke inkurajuar një hetim të shpejtë shprehu shqetësimin e amerikanëve.
Menjëherë mbas masës kufizuese për ish-zyrtarin, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes reaguan duke e larguar nga detyra, ndërkohë që aktualisht për rrjedhjen e të dhënave nga TIMS-i dhe administrimin e tyre ka hapur siparin në fillim të prillit një komision hetimor.
