AKTUALITET, 9 Korrik 2025, 13:23

"Nuk i njohim zgjedhjet"/ Kreu i PD paralajmëron protesta, Berisha: Janë të vonuara, s’ka asnjë rrugë tjetër

"Nuk i njohim zgjedhjet"/ Kreu i PD paralajmëron protesta,

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar protesta me nisjen e sesionit të ri Parlamentar në shtator.

Berisha, në një konferencë për mediat, u shpreh se protestat janë të vonuara, duke theksuar se nuk ka asnjë rrugë tjetër.

Ish-kryeministri deklaroi se shqiptarët duhet të përballjen me atë që e quajti narkoshtet, sipas tij, për të fituar votën e lirë.

“Protestat janë të vonuara, shqiptarët kanë vetëm një rrugë atë të protestave dhe përballjes me narkoshtetin për të fituar votën e lirë.

Padiskutim do të nisim protesta, s’ka asnjë rrugë tjetër”, tha Berisha.

Berisha: Ky akt është një poshtërim i madh për çdo shqiptar. Çdo shqiptar kudo ku ndodhet duhet të angazhohet në një betejë me të gjitha mjetet për rikthimin e votës në Shqipëri me protesta të fuqishme në të gjitha vendet ku jetojnë dhe në Shqipëri.

Ne këto zgjedhje nuk i njohim dhe do bëjmë çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë. Protestat janë të vonuara, kemi vetëm një rrugë për rikthimin e votës. Nuk ka rrugë tjetër. Në shtator do të nisin protestat.