TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja nga ngjarja në Mat dalin serish per 23-vjeçarin Renis Dobra që u gjet sot i pajetë pranë liqenit të Shkopetit dyshohet se e kanë mbytur.
Sipas gazetares Dorjana Bezat ai ka mavijosje në qafë. Një natë më parë babai i viktimës denoncoi në polici humbjen e djalit duke thënë se e kishin marrë peng.
Policia nisi kërkimet dhe e gjeti 10 metra larg liqenit trupin e pajetë të të riut.
Makina ka rënë brenda në liqen dhe dyshohet se trupi pasi është mbytur është futur në makinë, mjeti është hedhur në liqen dhe makina e ka nxjerrë jashtë viktimën në rrukullisje e sipër.
As viktima dhe as babai nuk rezultojnë me precedentë penalë.

