AKTUALITET, 9 Korrik 2025, 11:55

FOTO/ 600 vende në administratë dhe institucione publike, Rama thirrje të rinjve: Aplikoni për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës

FOTO/ 600 vende në administratë dhe institucione publike, Rama thirrje

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

Ai thekson se programi ofron mundësi konkrete për të rinjtë e moshës 21–29 vjeç që duan të hedhin hapat e parë drejt karrierës në Administratën Publike.

Aplikimet do të jenë deri më 10 Gusht 2025.

“600 vende praktike në administratë dhe institucione publike
Trajnim i dedikuar nga ASPA
Kompensim financiar gjatë praktikës
Mundësi kontrate pune 1-vjeçare për 250 praktikantë
Periudha e praktikës 3-mujore: Shtator – Dhjetor 2025
Aplikimet: deri më 10 Gusht 2025”, shkruan Rama.

Apliko online me CV dhe letër motivimi në praktika.riniafemijet.gov.al.