AKTUALITET, 20 Qershor 2022, 11:07

Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Elbasanit nuk bojkotojnë: Vijon puna rregullisht

Harta e re gjyqësore/ Avokatët e Elbasanit nuk bojkotojnë: Vijon

Dhoma e Avokatisë në Elbasan nuk do të vazhdojë bojkotin për hartën e re gjyqësore, duke vijuar nga sot punën normalisht.

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Demir Çiftja deklaroi se në Elbasan vazhdojnë gjykimet  rregullisht, deri në një vendim të dytë, që do të komunikohet nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.

“Jemi në pritje të reagimit qeveria, e cila duhet të marrë në konsideratë kërkesat e bëra nga përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Avokatëve. Mbetemi në pritje të reagimit të komisionit të ligjeve për Hartën e re Gjyqësore dhe të vendimit të qeverisë lidhur me këtë çështje. Dhoma e Avokatisë Elbasan mbështet vendimet e çdo Dhome Avokatie që vazhdon bojkotin”, shprehet kreu i avokatëve të Elbasanit.

Dhomat e Avokatisë në rrethet e tjera të vendit, si në Shkodër, Fier, Korçë, Lushnjë, Lezhë, vijojnë bojkotin, në pritje që qeveria të marrë parasysh kërkesat e tyre për hartën e re gjyqësore.