TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ekspertja e pasurive të paluajtshme, Ilda Zaloshnja deklaron se harta e re e çmimeve të referencës për kryeqytetin penalizon të gjithë ata qytetarë që zotërojnë apartamente të ndërtuara përpara 10 apo 20 vitesh dhe më shumë akoma ato të epokës së komunizmit.
Kjo pasi, çmimet referencë vendosen në bllok për çdo zonë, pa marrë parasysh se vlera reale e tregut për një ndërtim luksoz të dy-tre viteve të fundit është shumë më e lartë se e një objekti shumë pranë tij, të ndërtuar përpara 10 apo 15 vitesh.
Lidhur me ligjin e ri për taksën e pasurisë, i sapohedhur për konsultim publik nga qeveria, Zaloshnja thotë se është mëse e logjikshme që personat, të cilët zotërojnë shtëpi të dyta, apo të treta të paguajnë më shumë taksa, se ata që kanë vetëm një. Por, Zaloshnja shton se, Shoqata Shqiptare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme i ka propozuar qeverisë formulë tjetër për llogaritjen e çmimit referencë.