AKTUALITET, 10 Gusht 2023, 13:07

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, emërohet administratori i shtetit! Arjan Baçi: Bashkitë e qarkut janë debitorë

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës, emërohet administratori i

Arjan Baçi është caktuar këtë të enjte nga GJKKO si administratori shtetëror i inceneratorit të Tiranës, i sekuestruar nga SPAK.

Në një deklaratë për mediat, Baçi tha se ka qenë gjykata e cila e ka caktuar atë si administrator dhe pas këtij njoftimi, ai do të vazhdojë me punën në mënyrë që procesi i mbetjeve në këtë incenerator mos të ndërpritet.

Ndër të tjera tha se një problematikë që ai ka vërejtur është fakti se bashkitë e qarkut Tiranë janë depitor në kompani dhe do t’i dërgohen shkresa në mënyrë që të vihen para përgjegjësisë për të zbatuar punën.

Arjan Baçi: Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme.

Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës.

Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet.