TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Qytetarët e Dhërmiut kanë denoncuar një hajdut serial, i cili vjedh markete dhe tabakino në zonë.Sipas denoncuesve, ky është marketi i tretë që bie pre e vjedhjes në Dhërmi.
Nga pamjet filmike, autori shfaqet i veshur me doreza dhe kapuç, por fytyra e tij duket pjesërisht, çka mund ta bëjë më të lehtë identifikimin nga policia.
Përveç vjedhjes së cigareve, alkoolit dhe vape-ve, autori ka shkaktuar edhe dëme materiale në biznes.
Qytetarët kërkojnë reagim nga policia dhe shtojnë se autori mund të identifikohet lehtësisht nga kamerat e sigurisë.
