AKTUALITET, 30 Maj 2022, 09:37

Nga 1 qershori ndalohet përdorimi i qeseve plastike, Rama: Nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike

Nga 1 qershori ndalohet përdorimi i qeseve plastike, Rama: Nis një

Ashtu siç edhe është paralajmëruar nga 1 qershori nuk do të lejohet përdorimi i qeseve plastike.

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook shprehet se tashmë nga e mërkura për vendin nis një epokë e re.

Nisma për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme thekson kryeministri është në favor të mbrojtjes së Atdheut dhe të fëmijëve.

Postimi i plotë:

Mirë Mëngjes

dhe duke ju kujtuar se prej të mërkurës nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshme në favor të mbrojtjes së atdheut të fëmijëve tanë, ju uroj një javë të mbarë.