TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grua 65 vjeçe ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Ngjarja u regjistrua në lagjen 8 të qytetit, në një pallat pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se gruaja ka rënë nga dritarja e tualetit, por ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Paraprakisht, burime policore bëjnë me dije se gruaja kishte probleme të shëndetit mendor.
Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore. Ndërkohë, pritet që dëshmitë e familjarëve të ndihmojnë në sqarimin e plotë të këtij rasti të rëndë.