AKTUALITET, 6 Gusht 2025, 20:53

Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth

Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë

Një vatër zjarri ka përfshirë varrezat e fshatit Dhërmi, duke ngritur alarmin për banorët dhe autoritetet lokale. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe po rrezikojnë ullishtet e shumta që ndodhen pranë varrezave, duke kërcënuar të përfshijnë një sipërfaqe më të gjerë të territorit.

Zjarri ka shpërthyer në kushte të favorshme për përhapje, me temperaturat e larta dhe erërat që po e ushqejnë vatrën.

Forcat zjarrfikëse janë në terren, por terreni i thyer dhe përhapja e shpejtë e flakëve po e vështirësojnë ndërhyrjen.