AKTUALITET, 6 Gusht 2025, 20:29

Zjarr në pyllin pranë uzinës së Poliçanit, në afërsi magazinat me lëndë plasëse, rrezikohet fshati

Zjarr në pyllin pranë uzinës së Poliçanit, në

Një vatër zjarri është konstatuar këtë të mërkurë në pyllin pranë uzinës së Poliçanit.

Zjarri është përhapur pranë zonës C në të cilën ndodhen magazinat me lëndë plasëse.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikëset,  ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës.

Kryetari i bashkusë Adriatik Zotka ndodhet në vendngjarje  i cili ka bërë thirrje për ndihmë, pasi shpërthimi i magazinave do shkaktonte rrezikshmëri për lagjen Kalluç, e cila është 200 m larg.