TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 35-vjeçar, që sipas mediave greke dyshohet të jetë shqiptar është gjetur i pajetë. I riu është gjetur i vdekur në një fushë, ndërsa raportohet se ai është vrarë me një sharrë elektrike, e cila i ka prerë fytin.
Sipas informacioneve të fundit të publikuara nga mediat helene, ngjarja ka ndodhur para syve të dëshmitarëve të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
35-vjeçari fatkeq kishte dalë në terren për të kryer punë bujqësore. Në përpjekje për të pastruar ullinjtë, ai humbi ekuilibrin, si pasojë u rrëzua nga një pjerrësi dhe sharrë elektrike me zinxhir që mbante i rrëshqiti nga duart dhe i shkaktoi prerje të pjesshme të kokës, raportojnë mediat.
Ndërkohë ka një dëshmi që thotë se janë dëgjuar britmat e burrit dhe më pas ka pasuar heshtje absolute. Vdekja e 35-vjeçarit ka qenë e menjëhershme.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.