AKTUALITET, 11 Nëntor 2022, 18:54

Grabitja në Divjakë/ Pas denoncimit, policia jep detaje për ngjarjen: Një person me armë mori paratë dhe u largua! Janë ngritur disa pika kontrolli

Grabitja në Divjakë/ Pas denoncimit, policia jep detaje për

Policia ka dhënë informacione në lidhje me grabitjen e ndodhur në Divjakë pasditen e sotme pas denoncimit të bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi.

Në njoftimin zyrtar thuhet se një person ka marrë paratë dhe është larguar me shpejtësi. Aktualisht po punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.