AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 21:53

Goditja e grupit të trafikantëve nga SPAK, Tela: U vërtetua se pastrimi i parave është kthyer në industri në Shqipëri

Goditja e grupit të trafikantëve nga SPAK, Tela: U vërtetua se

Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi operacionin e SPAK kundër një organizatës së fuqishme të trafikut të drogës, e Shpëtim Aliut, Eldi Dizdari dhe Dritan Gjikës, që dyshohet se ka pastruar qindra milionë euro në Shqipëri përmes investimeve në ndërtim, hotele, vila luksoze dhe sektorë të tjerë.

Sipas Telës, dosjet e fundit hetimore kanë konfirmuar dyshimet e ngritura prej vitesh mbi burimin e një pjese të konsiderueshme të investimeve në sektorin e ndërtimit.

“Atë që kemi diskutuar prej vitesh, se një pjesë e ekonomisë shqiptare dhe industria e ndërtimit po mbështeteshin te paratë e drogës dhe të krimit, këto dosje e kanë vërtetuar.

Ato tregojnë se pastrimi i parave është kthyer në një industri të mirëfilltë në Shqipëri.

Rëndësia e kësaj dosjeje qëndron edhe te fakti se bëhet fjalë për persona që nuk kanë qenë të njohur për publikun, ndryshe nga grupet kriminale që janë përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Publiku nuk i njeh këta emra, sepse zakonisht vëmendja ka qenë te bandat e përfshira në vrasje apo konflikte të dhunshme. Pikërisht për këtë arsye kjo dosje e SPAK merr një rëndësi të veçantë.

Duke iu referuar materialeve hetimore, dy vëllezërit Aliu kishin krijuar kompani që prej vitit 2008, të cilat më pas kishin hasur vështirësi financiare, ndërsa pas vitit 2018 komunikimet e zbërthyera nga SKY ECC kanë nxjerrë në pah aktivitetin e tyre të dyshuar kriminal.

Nga materialet hetimore rezulton se pas vitit 2018 janë zbuluar të dhëna që flasin për trafikimin e 50 ton kokainë dhe një shume prej 30 milion euro kane ardhur cash në Shqipëri dhe i futen nëpër fuçi dhe nëpër mure, para të fshehura dhe më pas janë investuar në pasuri të paluajtshme dhe aktivitete të tjera ekonomike.

Kompania e Shpëtim Aliut e nisi si nënkontrator i rindërtimit ka qenë kompani që nuk pagunte TVSH në Durrës te pallatet e rrënuara. Më pas bëri betonin e godinave në Tiranë. Edhe betonin e pallatit të Ilir Shtufit. Edhe në Gjirin e Lalzit, u lidh me një kompani që do ta ndërtonte kompania Porto Lalzi që bleu nga qeveria shqiptare 50 mijë metra katrorë me 11 euro metrin.

Biznesi kështu duket i pastër dhe kjo ka të bëjë me pastrimin e parave. Baza e gjithë kësaj pune ka qenë ato fuçitë me para.

Investimi më i rëndësishëm që po bënte kjo kompani ishte ajo me 5 yjë me Iberostarin në Vuno me paratë që nxorrën nga trafiku i kokainës.

Çdo veprim që kanë bërë e kanë bërë duke faturuar dhe baza është ato 30 milionë euro nga kokaina dhe paratë e tjera”- tha Tela.