AKTUALITET, 24 Nëntor 2021, 20:01

Gjyqi ndaj grupit të Emiljano Shullazit, shtyhet për në dhjetor shpallja e vendimit

Gjyqi ndaj grupit të Emiljano Shullazit, shtyhet për në dhjetor

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë për në 3 dhjetor shpalljen e vendimit për grupin e Emiljano Shullazit.

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore, e cila ka zgjatur për disa orë, ndërkohë nuk kanë qenë të pranishëm avokatët apo të pandehurit.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00”, thuhet në vendim.