AKTUALITET, 24 Nëntor 2021, 15:31

Gjendet i vdekur një person në lagjen 11 të Durrësit, detajet e para

Gjendet i vdekur një person në lagjen 11 të Durrësit,

Një person është gjetur i vdekur mesditën e sotme në një kabinë elektrike.

Burimet thanë se paraprakisht dyshohet që viktimën ta ketë zënë korenti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 të qytetit të Durrësit.

Mësohet se viktima i seksit mashkull nuk është identifikuar ende. Policia ka nisur hetimet.