AKTUALITET, 26 Mars 2025, 18:29

"Në listën e PD përjashtim kam respekt vetëm për një zonjë deputete", Rama: Të tjerët janë "bir Selman i nënës kë të qaj më parë"

"Në listën e PD përjashtim kam respekt vetëm për

Kryeministri Edi Rama foli nga Shkodra për listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, teksa bëri përjashtim një grua deputete aktuale e parlamentit. Edhe pse nuk i përmendi emrin, ai tha se ka respekt. 

"Dua të bëj një përjashtim, ka vetëm një zonjë aty që nuk bën pjesë, që unë kam respekt se është gjë tjetër në atë listë që është deputete aktuale. Të tjerët aty janë nuk e di…andej nga jugu thonë: Bir Selmani i nënës kë të qaj më parë. Nëse ka një vend që demokratët për të gjitha arsyet që thashë, kanë edhe një arsye plus që tju bëjnë atë që nuk thuhet në kokë, atyre që janë paraqitur si ofertë alternative e kësaj skuadre tonë është Shkodra. Janë bëmat e tyre në Shkodër”, tha Rama.

Kreu i qeverise u shpreh se ‘pa pikë turpi kerkojnë vota për Shkodren Madheshtore”.

“Pa pikë trupi këta duan vota për Shkodrën Madhështore. Por cila është Shkodra madhështore e tyre, sepse s’kemi as Jozefinën këtu se e kanë marrë e kanë mbyllur në burgun e listës së mbyllur të Tiranës”,deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë ironizoi programin e PD për zgjedhjet, duke e cilësuar si një program me ‘qofte e pica’.

“Edhe për atë programin me qofte e pica, gjithë llojet e tavave të dheut, që në 12 Maj do të shtrohen në të gjitha rrugët e Shqipërisë, do të mbushet Shkodra, i thashë Benetit se duhet me pastruar trotuaret se bo vaki fiton këneta, dhe do mbushen trotuaret me tava dheu, krap, ngjala, vezë e qofte.”, tha Rama.