TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në Fier. Burimet policore bëjnë me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç. Ai u gjet nga kalimtarë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë konstatuar se vdekja ka qënë natyrale dhe në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës, dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.