AKTUALITET, 19 Dhjetor 2024, 14:48

Agron Shehaj bllokon Kuvendin: Dua të flas për vjedhjen e 1.3 miliardë eurove në Thumanë-Kashar (VIDEO)

Agron Shehaj bllokon Kuvendin: Dua të flas për vjedhjen e 1.3

Deputeti i pavarur dhe kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, prej gati dy orësh ka bllokuar foltoren e Kuvendit ku po zhvillohet seanca plenare dhe nuk lëviz prej aty.

I vendosur dalë nga salla edhe pas ndërprerjes së seancës dhe përjashtimit nga kryetarja Elisa Spiropali,  Agron Shehaj është shprehur i vendosur që të mos lëvizë nga salla duke u shprehur: Dua të flas për vjedhjen 1.3 miliardë eurove në Thumanë-Kashar.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u detyrua për të disatën herë të bllokojë seancën plenare për shkak të situatës së tensionuar të krijuar nga deputeti Agron Shehaj i cili prej rreth një ore nuk liron Foltores edhe pse ndaj tij është marrë masa e përjashtimit nga seanca.

Shehaj nuk ka lejuar që të flasë as deputeti demokrat Xhelal Mziu, ndërsa pranë foltores me të janë edhe katër anëtarë të Gardës, ndërsa kryetari I grupit parlamentar të PD-së, Gazemend Bardhi e akuzoi se po u shërben socialistëve me këtë sjellje.

Kryeparlamentarja Spiropali, vendosi 5 minuta pushim, ndërsa deklaroi se nëse me rifillimin e seancës foltorja do të jetë e zënë, do të kalohet në diskutim e më pas në votimin e pikave që gjenden në rendin e ditës.

Rruga Thumanë-Kashar do të kushtojë, sipas Shehajt, 5 mijë lekë vajtje ardhje, që e denoncoi këtë edhe në një postim që bëri më 16 dhjetor nga rruga që do të nisë me pagesë nga janari.

Rruga Thumanë-Kashar është ndërtuar me koncesion nga firma “Gener 2” e cila do të fitojë rreth 1.3 miliardë euro për kohën e zbatimit të kontratës.