AKTUALITET, 19 Dhjetor 2024, 14:29

Tensione në Kuvend, Shehaj nuk liron foltoren, Spiropali ndërpret sërish seancën

Tensione në Kuvend, Shehaj nuk liron foltoren, Spiropali ndërpret

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali është detyruar për të disatën herë të bllokojë seancën plenare për shkak të situatës së tensionuar të krijuar nga deputeti Agron Shehaj i cili prej rreth një ore nuk liron Foltores edhe pse ndaj tij është marrë masa e përjashtimit nga seanca.

Shehaj nuk ka lejuar që të flasë as deputeti demokrat Xhelal Mziu, ndërsa pranë foltores me të janë edhe katër anëtarë të Gardës.


Kryeparlamentarja Spiropali, vendosi 5 minuta pushim, ndërsa deklaroi se nëse me rifillimin e seancës foltorja do të jetë e zënë, do të kalohet në diskutim e më pas në votimin e pikave që gjenden në rendin e ditës.