AKTUALITET, 19 Dhjetor 2024, 13:42

Vendimi/ Mbeten në burg 4 personat që shisnin ekstazi në lokalet e natës në ish-Bllok

Vendimi/ Mbeten në burg 4 personat që shisnin ekstazi në lokalet

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit 'arrest në burg' për Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra.

Ata u arrestuan disa ditë më parë për shpërndarje të lëndës narkotike sintetike kryesisht ekstazi dhe MDMA të cilën e dyshohet se e shisnin në zonën e ish-bllokut në lokalet e natës.

4 të arrestuarit punonin për një portal online lajmesh. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për trajtim dhe prodhim droge.

Lëndën narkotike të ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.

Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë, kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.

Policia ra në gjurmët e tyre nëpërmjet metodave speciale si blejre të simuluara nga agjentët dhe  vëzhgimeve në terren.