TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zv.ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof thotë se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës.
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për 5-vjetorin e SPAK, Kasanof u shpreh se SPAK ka rol të domosdoshëm në luftën ndaj korrupsionit, ndërsa shton se përgjatë 5 viteve ky institucion goditi të paprekshëm.
"Rezultatet e punës suaj japin efekt në shoqëri duke detyruar politikanë e zyrtarë të mendohen dy herë në vendimet dhe mendimet e tyre.
Ky proces kërkon kohë dhe durim. Për qytetarë është kritike të dinë që qeveria do i trajtojë me paanësi, për tu ndjerë besimplotë se janë në anën e duhur të ligjit dhe Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Dëshiroj të vlerësoj drejtimin e qeverisë dhe kryeminstrit që ka përparuar në reforma. SPAK ka rol të domosdoshëm në luftën ndaj korrupsionit.
Dhimbja afatshkurtër çon në përparime afatgjata dhe do t’i vendosë të gjithë shqiptarët në anën e duhur të ligjit dhe Shqipërinë në anën e duhur të historisë. K jo është gjithashtu thelbësore për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që ka marrë një vrull shtesë tërësisht të mirëpritur në javët e fundit dhe dëshiroj të vlerësoj drejtimin e kryeministrit dhe qeverisë së tij që ka prodhuar një përparim të madh në reforma.
Ju nxisim të ecni përpara në rrugëtimin tuaj, ndërsa të gjithë shqiptarët punojnë për të rrënjosur sundimin e ligjit në vendin tuaj.
SPAK-u luan një rol të domosdoshëm në këtë luftë. Institucioni juaj jep llogari përpara qytetarëve të Shqipërisë dhe rezultatet tuaja të forta të deritanishme pasqyrojnë se sa seriozisht i merr përgjegjësitë e tij çdo inspektor apo prokuror.
Arrestimet, procedimet penale, bëri që ata që ishin të paprekreshëm të flasin shumë. Puna juaj frymëzon shumë. Asnjë nuk është mbi ligjin. SPAK e mban veten llogaridhënës", tha Kasanof.