AKTUALITET, 24 Dhjetor 2023, 23:30

Gëzuar Krishtlindjen! Në Katedralen e “Shën Palit” mbahet mesha për besimtarët

Gëzuar Krishtlindjen! Në Katedralen e “Shën Palit”

Besimtarët e krishterë mbrëmjen e sotme kremtojnë festën Krishtlindjesh. Në kryeqytet mesha e Vigjiljes së Krishtlindjes nisi në orën 23:00 në Katedralen e Shën Palit, ndërsa do të vazhdojë deri në mesnatë.

Më parë u mbajt një koncert me këngët e Krishtlindjes me Korin e Engjëjve. Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin po kremtojnë Krishtlindjen.

Të hënën mbahet mesha e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.