TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i PD-së Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë.
“Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë për çdo shqiptar”, thuhet në urimin e Bashës.
Postimi:
Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjen!
Drita që lind nga errësira e kësaj nate të shenjtë i mbushtë me shpresë dhe besim zemrat tuaja. Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë për çdo shqiptar.
Krishtlindje të bekuar dhe nga mot gëzuar!