AKTUALITET, 24 Dhjetor 2023, 15:16

“Ushtarët” e Laert Haxhiut kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

“Ushtarët” e Laert Haxhiut kërkojnë pafajësi

Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, të dënuar përjetë nga Gjykata e Posaçme, si autorë të “masakrës së Lushnjës”, ku u vranë dy vetë e plagosën dy të tjerë, kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë.

Në këtë gjykatë Bilbili e Kaloshi kërkojnë shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit që i mbyllën përjetë në qeli.

Gjykata ka regjistruar rekursin e tyre në 18 dhjetor, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për seancën e parë.

Orges Bilbili e Anterio Kaloshi u fajësuan si anëtarë të një grupi kriminal të krijuar dhe drejtuar nga Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.