TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar disa minuta më parë në Fermë-Çlirim, në afërsi të Fierit.
Është qëlluar drejt një berberhane, ndërsa nga ngjarja nuk ka të dëmtuar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën për të kapur autorin i cili është identifikuar me inicialet G.M.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Fermë Çlirim, shtetasi G. M., 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të berberanës së shtetasit B. K., 33 vjeç.
Nga të shtënët nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë të Forcës Operacionale dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e shtetasit G. M.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.