TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka firmosur sot projektligjin për dhënie amnistie për personat e dënuar.
Në një postim në rrjete sociale ku ka postuar dhe fotot duke firmosur, Manja shkruan: “premtimet nuk harrohen”.
Po ashtu në projektligj parashikohen edhe kategoritë e personave që përfitojnë nga kjo amnisti.
“Qëllimi i këtij ligji është të përjashtojë nga vuajtja e dënimit dhe ndjekja penale tërësisht ose pjesërisht, të gjithë personat që plotësojnë kriteret.
Dhënia e amnistisë, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimi i humanizmit, arritja e qëllimit të dënimit, rrezikshmëria e ulët e personave që amnistohen, edukimi dhe rehabilitimi si dhe mbrojtja e interesit publik”, thuhet nder te tjera ne projektligj.
