AKTUALITET, 31 Gusht 2023, 11:39

Fatos Nano në spital, reagon Erion Braçe dhe publikon foton: Ti nuk dorëzohesh!

Fatos Nano në spital, reagon Erion Braçe dhe publikon foton: Ti nuk

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për gjendjen jo të mirë shëndetësore të Fatos Nanos.

Më anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se ‘Fatos Nano nuk dorëzohet’.

Fatos Nano në spital, reagon Erion Braçe dhe publikon foton: Ti nuk

Sot kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama ka njoftuar se i ka akorduar Fatos Nanos “medaljen e mirënjohjes publike”.

Rama shkruan se “në këto orë të vështira të luftës për jetën e liderit historik të Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, meriton lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”.