AKTUALITET, 31 Gusht 2023, 10:26

Operacioni “Metamorfoza”/ Apeli i GJKKO cakton masat e sigurisë për të arrestuarit, çfarë u vendos për biznesmenin Pëllumb Gjoka

Operacioni “Metamorfoza”/ Apeli i GJKKO cakton masat e sigurisë

Apeli i GJKKO ka shpallur sot vendimin për personat e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”.

Kështu gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për investitorin strategjik, Pëllumb Gjoka, i dyshuar për veprat penale të urdhërimit të vrasjes, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal etj.

Me të njëjtën masë sigurie u la edhe shoferi i tij, Edmond Preka. Po ashtu në burg mbeten ish shefi i forcës operacionale Oltian Bistri, ish drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish oficeri i policisë, Ardit Hasanbegaj, të cilët po ashtu dyshohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.