AKTUALITET, 10 Qershor 2022, 16:05

“Fshat me rrugë të asfaltuara dhe vila”- Skandali me tekstet shkollore! Rama: U korrigjuan, vitin e ardhshëm…

“Fshat me rrugë të asfaltuara dhe vila”- Skandali me

Një vit më parë u publikua një skandal me librat shkollore, me gabime të shumta apo me pasqyrim të realitetit ndryshe. Por sot, Rama ka njoftuar se këto tekste janë korrigjuar dhe vitin e ardhshëm librat do të jenë të përmirësuara.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura.

Siç duket edhe fotot që ka publikuar Rama, në tekstin e historisë së klasës së katërt tashme nuk do të jetë me ajo fotoja që e përshkruante fshatin shqiptar me vila dhe rrugë të asfaltuara. Po ashtu kreu i qeverise ka publikuar edhe shembuj të tjerë të gabimeve në tekste, të cilat janë të korrigjuara.

Postimi i Ramës:

Një qeveri që i dëgjon të gjithë dhe edhe kur nuk është dakord me të gjitha, bën punë të mira

Besoj ju kujtohen shqetësimet e ngritura vitin e kaluar në lidhje me disa pasaktësi apo ndonjë pasqyrim jo të përshtatshëm të jetës reale në tekstet shkollore! Një rrjet i tërë mësuesish dhe ekspertësh u ngrit për të adresuar ato shqetësime, çka solli përmirësimet e duhura

Ja disa shembuj në foto nga librat e përmirësuar për vitin e ardhshëm shkollor.

“Fshat me rrugë të asfaltuara dhe vila”- Skandali me