AKTUALITET, 7 Shtator 2023, 10:59

Fredi Beleri vijon 'betejën për liri', paraqet dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë

Fredi Beleri vijon 'betejën për liri', paraqet dy rekurse

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka paraqitur dy rekurse të reja në Gjykatën e Lartë.

Ai ka kërkuar vlerësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë.

Gjithashtu në rekursin e dytë ka kërkuar të shpallen të paligjshme përgjimet e kryera nga Prokuroria e Vlorës për lejimin e përgjimit të fshehtë fotografik audio e video të personit të infiltruar.

Çështjet janë regjistruar dhe pritet shqyrtimi i tyre nga Gjykata e Lartë.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht kërkesave në gjykata për masë më të lehtë sigurie, mbetet në qeli.