AKTUALITET, 6 Shtator 2023, 22:46

U rrëzua në një rrugë të Vlorës, anglezi i dehur përfundon në spital

U rrëzua në një rrugë të Vlorës, anglezi i dehur
Policia e Vlorës (foto ilustruese)

Një turist anglez është transportuar në spital në Vlorë pasi u rrëzua nën efektin e alkoolit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në lagjen “Lef Sallata” në qytetin bregdetar të Vlorës, ku shtetasi 49-vjeçar me inicialet B.Y me origjinë nga Anglia, është rrëzuar në tokë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit.

Ai është transportuar menjëherë në spital për kontroll mjektësor. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

"Në lagjen “Lef Sallata”,  shtetasi anglez B.Y., 49 vjeç, duke lëvizur në këmbë dyshohet se është rrëzuar në tokë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit dhe për pasojë është transportuar në spital për kontroll mjekësor. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për  sqarimin e plotë të rrethanave të rastit"- njoftoi policia.