TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Kukësit është regjistruar nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Kandidati i Berishës për kryebashkiak i Kukësit është Emri Vata.
Partia e Lirisë, si parti udhëheqëse e koalicionit, ka paraqitur kërkesën në KQZ për regjistrimin e “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e pjesshme vendore.
Kërkesa drejtuar KQZ-së
Mbështetur në nenin 65 e vijues të Ligjit Nr. 10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, Partia “PARTIA E LIRISË”, si parti udhëheqëse e koalicionit, i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14.05.2023
Emri i koalicionit është: “BASHKË FITOJME” (PL-PDSH-PDK)
Shkronjat nistore të Koalicionit do të jenë: “BF”
Sigla e Koalicionit është:
BASHKË FITOJMË
Partitë përbërëse të koalicionit janë:
· Partia e Lirisë;
·Partia Demokratike e Shqipërisë;
·Partia Demokristiane;

