TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Bejleri, tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se bashkia e Himarës ka probleme të shumta që vijnë nga keqmenaxhimi nga pushteti vendor i PS-së dhe nga qeveria e cila u ka marrë kompentencat bashkive.
“Problemi kryesor i bashkisë sonë është mosregjistrimi i pronave dhe problemet që janë në të gjithë Shqipërinë si mungesa e infrastrukturës. Mund të jemi qyteti i vetëm në Evropë që nuk kemi terminal autobusësh, nuk ka parkim dhe transport publik, nuk ka port detar tregtar dhe as port për skafe dhe jahte. Nuk ka një kënd lojërash për fëmijë. Nuk ka material promovues për turizmin, nuk ka turizëm alterntaviv, kulturore, malor.
Në Himarë i është shpallur luftë vendaliut, nikoqirit. Nuk ka asnjë leje prone të pas 2015-ës që ta marrë një vendali.
Këto janë problematikat dhe për këto do të vendosin qytetarët himariotë më 14 maj, se kush do të jetë administratori për 4 vitet e ardhshme.
Shqipëria ka ligjin më të përparuar për pushtetin vendor, por implementimi është i keq.
Qeveria Rama me VKM, çdo javë, çdo muaj, i merr nga një kompetencë bashkive dhe e kalon te Këshilli i Ministrave”-tha Bejleri.