AKTUALITET, 20 Prill 2023, 22:35

Fredi Bejleri mohon të ketë lidhje me masakrën e Peshkëpisë: Nuk jam hetuar kurrë nga Greqia, në Shqipëri SPAK i mbylli hetimet

Fredi Bejleri mohon të ketë lidhje me masakrën e

Fredi Bejleri, kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV. 

Në emision, Bejleri u pyet edhe për masakrën e Peshkëpisë, ku në vitin 1994 u vranë dy ushtarakë shqiptarë, nga një grup terrorist grek dhe akuzat publike se ai mund të ketë lidhje me ngjarjen. Bejleri mohoi të ketë qenë pjesë e organizatës, gjithashtu ai mohoi të ketë qenë në territorin shqiptar dhe grek në kohën kur ka ndodhur masakra, duke hedhur poshtë akuzat si politike, ndërkohë që deklaroi se nuk është hetuar kurrë për këtë çështje në Greqi dhe se në Shqipëri SPAK i ka mbyllur hetimet me vendim të formës së prerë dhe ai nuk është akuzuar. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 1994 në Peshkëpi, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë dhe u plagosën dy të tjerë nga një repart i organizatës terroriste MAVI. A keni qenë ju pjesë e organizatës MAVI?

Fredi Bejleri mohon të ketë lidhje me masakrën e

Fredi Bejleri: Dua t’ju falenderoj për pyetjen. Erdha sot për të folur për kandidimin. Është histori e konsumuar. Sa herë ka zgjedhje, Partia Socialiste mundohet ta sjellë para opinionit publik. Është çështje e gjykuar tre herë në Shqipëri.

Ylli Rakipi: Nuk është vetëm Partia Socialiste. Edhe doktori e përmendte emrin tuaj në atë kohë, si pjesë e këtij grupi.

Fredi Bejleri: Asnjëherë. Në vitin 1994 nuk kam qenë as në Greqi dhe as në Shqipëri, por kam qenë në Qipro. Herën e fundit apeli i SPAK e mbylli me vendim të formës së prerë.

Ylli Rakipi: Regjia më ndihmon me një foto të publikuar në gazetën greke Stohos. A jeni ju një nga personat aty? Jeni arrestuar nga shteti grek për këtë ngjarje?

Fredi Bejleri mohon të ketë lidhje me masakrën e

Fredi Bejleri: Nuk jam arrestuar për këtë ngjarje. Nuk jam hetuar asnjëherë për çështjen e  Peshkëpisë. Janë biletat e avionit. Kam qenë në Qipro për një kurs. Nuk jam hetuar dhe gjykuar në shtetin grek. Jam ndaluar në Greqi si person që kisha dijeni për armëmbajtje pa leje. Asnjëherë në shtetin grek nuk jam akuzuar për çështjen e Peshkëpisë.

Vangjeli: Zoti Bejleri, njëri nga dënimet tuaja është tre vjet burgim për thirrje dhe urrejtje nacionaliste, poshtërimi i republikës dhe simboleve të saj.

Fredi Bejleri: Dua t’ju sqaroj. Në 2003 kam qenë komisioner i PD-së. Ishin zgjedhje problematike që u anulluan, sepse bandat e qeverisë donin të prishnin kutitë. Zgjedhjet në qendrën e votimit që isha unë u përsëritën dhe zoti Bollano u bë kryetar bashkie. Nuk ka asnjë provë që unë të kem poshtëruar simbolet.

Lorenc Vangjeli: A keni qenë ndonjëherë ju poshtë simboleve që fyejnë Republikën e Shqipërisë? Çfarë është ky flamur përshembull? 

Fredi Bejleri mohon të ketë lidhje me masakrën e

Fredi Bejleri: Është foto nga një aktivitet i himariotëve. Kam takuar banorë të Himarës që jetojnë në ishullin Samos të Greqisë. Organizatorët e eventit ishin ata. Është flamur që ka vetëm vlera historike dhe nuk fyen asnjë flamur tjetër. Është flamur grek me stemën e biznatit. 

Fredi Bejleri mohon të ketë lidhje me masakrën e

Fredi Bejleri mohon të ketë lidhje me masakrën e

Fredi Bejleri mohon të ketë lidhje me masakrën e