TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pranvera Skana është emëruar zyrtarisht Zëvendësministre në Ministrinë e Mbrojtjes, duke iu bashkuar strukturës drejtuese të institucionit.
Sipas njoftimit nga vetë Ministria, në këtë detyrë ajo do të angazhohet në çështje që lidhen me komunikimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në koordinimin me aktorë të ndryshëm institucionalë.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministria e Mbrojtjes shkruan “Pranvera Skana bëhet pjesë e skuadrës së Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo do të shërbejë si Zëvendësministre në këtë kapitull të ri pune dhe zhvillimi, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e komunikimit për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.
Me përvojën dhe angazhimin e saj të mëparshëm në misionin tonë në Londër, Pranvera pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të institucioneve tona, në përballimin e sfidave dhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe mekanizmave të emergjencave civile”.