AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 11:55

Fotot/ Ky është Diklen Vata, truproja i 23-vjeçarit Brilant Martinaj që u ekzekutua në atentatin mafioz! Trupi i tij dergjej anash rrugës

Fotot/ Ky është Diklen Vata, truproja i 23-vjeçarit Brilant

Tre njoftime mortore në një tabelë të vetme në Fushë-Krujë. Familjet e tre viktimave të masakrës së Fushë-Krujës kanë nxjerrë lajmërimet për vdekjet e të rinjve, që u vranë në një atentat mafioz dhe të mirëorganizuar mesditën e së dielës (17 korrik).

Brilant Martinaj, 23-vjeç dhe miku i tij, Besmir Hoxha, 36-vjeç, do përcillen për në banesën e fundit gjatë ditës së sotme, me dy orë diferencë nga njëri-tjetri.

Ndërsa Diklen Vata, i cili u vra nga ekzekutorët jashtë makinës dhe dyshohet se ishte truproja i Martinajt, do i jepet lamtumira gjatë ditës së nesërme (19 korrik).

Fotot/ Ky është Diklen Vata, truproja i 23-vjeçarit Brilant

Kjo është foto nga lajmërimi i vdekjes, është imazhi i parë i 30-vjeçarit që bëhet publike. Tre të rinjtë po udhëtonin nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës kur nga një automjet paralel me ta, u qëlluan 90 plumba në drejtim të tyre.

Diklen Vata ka arritur të dalë i gjallë nga automjeti që u përfshi nga flakët, por atentatorët, që dyshohet se ishin 4 persona, janë rikthyer për ta ekzekutuar.

Trupi i tij i pajetë dergjej anash rrugës, ndërsa dy viktimat e tjerë u dogjën brenda mjetit tip “Passat”.

Fotot/ Ky është Diklen Vata, truproja i 23-vjeçarit Brilant

Fotot/ Ky është Diklen Vata, truproja i 23-vjeçarit Brilant