TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Apelit do të zhvillohet sot në orën 14.00 seanca gjyqësore për deputetin demokrat Ervin Salianji, për çështjen “Babale”.
Seanca e parë u zhvillua më 4 korrik, por avokatët e Indrit Sefës paraqitën kërkesë për shtyrje për shkak të bojkotit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Fredi Alizoti ka hequr dorë nga ankimi ndërsa gazetari Jetmir Olldashi nuk ishte prezent. Seanca u shty pasi gjyqtarja Elona Toro ishte infektuar me Covid-19.
Salianji u shpall fajtor në shkallën e parë për veprën penale kallëzim i rremë në lidhje me çështjen “Babale” dhe u dënua me 1 vit burg.
Në apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.