AKTUALITET, 18 Korrik 2022, 10:46

Përfshihet sërish nga flakët një sipërfaqe me pisha në Krastë, dyshohet i qëllimshëm

Përfshihet sërish nga flakët një sipërfaqe me pisha

Është riaktivizuar sërish zjarri në Krastë të Krujës.

Kjo është e disata herë që zonës i vihet zjarri, për pasojë flakët kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha më pisha e shkurre.

Ndërkohë raportohet se zjarret janë të qëllimshme. Sakaq në terren ndodhen dy ekipe zjarrfikës të cilët po punojnë për të lokalizuar flakët.