TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personi i cili u arrestua në Francë në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted” është Paul Deda, ish shoqëruesi i ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Sipas policisë, i arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikimin e mbi 1 tonë kanabis nga Shqipëria në Itali.
“Në një veprim të koordinuar me Interpol Paris, është arrestuar në Francë shtetasi shqiptar P.D., 50 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, për trafikim të mbi 1 ton Cannabis.
Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe Interpol Tiranës me autoritetet franceze, P.D. u lokalizua dhe arrestua nga policia franceze, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri”, thotë policia.
Kujtojmë që Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 50-vjeçarin, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash, në kuadër të një organizate kriminale.
Hetimet tregojnë se Paul Deda në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë, ka tentuar të trafikojë drejt Italisë mbi 1016 kilogramë Cannabis Sativa të kultivuar në Shqipëri, përmes rrugës detare. Kjo sasi narkotikësh u sekuestrua nga Policia italiane në Bari, ku gjithashtu u arrestuan dy pjesëtarë të tjerë të organizatës kriminale.
Interpol Tirana vazhdon bashkëpunimin me autoritetet franceze për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
Kujtojme qe ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda, në 2021 i ka dhene gazetares Klodiana Lala se do te kthehet ne Shqiperi per tu perballur me drejtesine.