AKTUALITET, 1 Korrik 2025, 13:55

Plas sherri/ Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”, avokatët braktisin sallën e gjyqit, ja për çfarë u debatua

Plas sherri/ Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë”,

Për të dytën herë radhazi avokatët braktisin sallën e gjyqit në shqyrtimin e dosjes “Plumbi i artë”, duke u bërë shkak për ndërprerjen dhe shtyrjen e seancës.

Të martën salla u braktis nga avokatja Elda Zotaj, mbrojtëse e të pandehurit Altin Ndoci.

Zotaj u largua nga salla, pak çaste pasi bëri kërkesë për përjashtimin nga procesi të kryesueses Engjëllushe Tahiraj, më pretendimin se është treguar e paanshme në gjykim dhe intimiduese ndaj avokatëve.

Ndërprerja e procesit dështoi edhe pyetjen nga SPAK të të penduarit të tretë në këtë çështje, Skerdo Tasi, që ishte pozicionuar ndërkohë në karrigen e dëshmitarit.

Më herët, në seancën qe zgjati 2 ore dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për t’ju vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej, si edhe procesverbalet e deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, para së të nënshkruante marrëveshje bashkëpunimi me SPAK.

Seanca e kaluar e këtij procesi u ndërpre pas largimit demonstrativ nga salla të 4 avokatëve, që më pas u gjobitën nga