TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ndodhi ditën e sotme (1 korrik) në rrugën Transballkanike, me pasojë një kalimtare të plagosur.
Një automjet i markës “Golf” goditi një këmbësore të moshuar rreth 65 vjeçe, e cila po kalonte në vijat e bardha. Pas goditjes, vetura u përplas edhe me një tjetër automjet të tipit “Audi”.
Këmbësorja ra në tokë me plagë në trup dhe gjymtyrë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.