TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe në Komisionin për Ekonominë ku diskutohet projektligji për disa ndryshime në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, u shpreh se sektori i buqjësisë po goditet me qëllim.
Ai theksoi se bujqësia ka katër vite në rënie, duke shtuar se “ky qëndrim më shtyn të besoj se ministria e Financave e ka qëllim këtë gjë, të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë punësim të gjerë”.
“Tani kush është kjo qeveri, që thotë, ti që prodhon dhe del e shet vetë në tregun e Lushnjës, prodhimet e tua, s’merr kompensim”, shtoi Erion Braçe.
Erion Braçe: Ky qëndrim ka sjellë gjendjen e bujqësisë ku ndodhemi sot, për të paktën 4 vite me rënie, Ky qëndrim më shty të besoj se ministria e Financave e ka qëllim këtë gjë, të ndryshojë strukturën e ekonomisë duke goditur sektorë që kanë punësim të gjerë.
Ky është qëndrim politik. Historia që kemi sjellë këtë ligj dhe këtë ligj duam të miratohet, nuk shkon dhe s’mund të qëndrojë.
Kam një pyetje: E dini se në çdo qytet janë krijuar tregje bujqësore ku dalin dhe shesin bujq, prodhues, dhe jo grumbullues.
Tani kush është kjo qeveria, që thotë, ti që prodhon dhe del e shet vetë në tregun e Lushnjës, prodhimet e tua, s’merr kompensim. Kush jeni ju që e thoni këtë, për çfarë arsye. Jam i regjistruar, me nipt dhe biznes i vogël po të duash dhe thoni që s’të jap kompensim për prodhimin tënd, sepse nuk e çon tek një grumbullues që është i regjistruar në skemën e TVSH.
Po kush jeni ju, kush jeni ju që doni ti zhdukni komplet këta, kush jeni ju? Treg i ligjshëm në Fier, Divjakë, Korçë, Elbasan, kush jeni ju që thoni se marrim parasysh këtë gjë.,
S’dua ta dërgoj tek një grumbullues por ta shes vetë në treg, dhe t’ia shes tjetrit duke e parë në sy, kush jeni ju që thoni nuk merr kompensim.