TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shërbimet e kundërzbulimit ukrainas arrestuan një grup që po përgatiste një sulm ndaj Presidentit Volodymyr Zelensky.
Kjo është raportuar nga faqja ukrainase Onet.
“Diversantët u arrestuan mbrëmë në Uzhgorod, afër kufirit me Sllovakinë dhe Hungarinë: një ekip prej 25 personash duhej të përgatiste aksione subversive në territorin e Ukrainës dhe objektivi i tyre më i rëndësishëm ishte vrasja e Zelenskit”, shkruajnë mediat ukrainase.
Prej kohësh është përfolur se në Ukrainë po hyjnë grupe që synojnë të vrasin qeveritarët e Kievit. Kjo është përforcuar më shumë pas dështimeve të deri mëtanishme për të pushtuar Ukrainën nga Rusia.